Lavrov: Londra m'i ka mbyllur të gjitha lidhjet
Ministri i jashtëm i Rusisë ka deklaruar se Londra i ka dhënë fund marrëdhënieve të saj me Moskën, për shkak të vrasjes së ish-spiunit rus në Britani.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Sergei Lavrov tha të premten se ky vend nuk ka nxjerrë ende dëshmi të helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani të Madhe. Lavrov tha se qeveria britanike ka ndjekur një politikë që synon të përkeqësojë krizën me Rusinë dhe autoritetet britanike po tentojnë që aleatët e tyre të marrin një veprim armiqësor kundër Rusisë. Zëdhënësi i Kremlinit po ashtu duke thënë se rasti i helmimit të spiunit rus dhe veprimet antiruse të Britanisë, ka shtuar se Londra nuk dëshiron të pranojë se Moska nuk posedon armë kimike. Dmitri Peskov pretendimet e Britanisë kundër Rusisë i ka quajtur të çmendura.