ISIS merr përgjegjësin e sulmit në jug të Francës
Grupi terrorist ISIS, në formë zyrtare ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit në jug të Francës.
Policia franceze qëlloi për vdekje një agresor i cili mori peng disa persona në një supermarket në një qytet në jug të vendit. Individi i armatosur me origjinë nga Marku i mori jetën tre qytetarëve gjatë akteve të tij të dhunshme gjë që detyroi autoritetet të ndërhynin menjëherë. Agresori mendohet të ketë lidhje me organizatën terroriste ISIS, ndërsa edhe gjatë sulmit me armë raportohet të ketë përdorur fraza që përdoren nga ekstremistët gjatë sulmeve. Raportime të tjera bëjnë të ditur se marokeni ka qenë në listën e personave nën vëzhgim nga shërbimet e inteligjencës franceze si një individ me prirje ekstremiste. Gjatë sulmit ka pasur edhe të plagosur mes të cilëve edhe një oficer policie, të cilët janë dërguar në spital. Zyra e anti-terrorizmit ka marrë çështjen dhe të gjitha informacionet flasin për një akt terrorist, që tashmë është marrë përsipër nga grupi terrorist ISIS.