Rusia në një manovër ushtarake përdor sistemin S-300
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71684-rusia_në_një_manovër_ushtarake_përdor_sistemin_s_300
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se ushtria e Rusisë gjatë një manovre ushtarake në rajonin e Siberisë ka përdorur sistemin raketor S-300.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 24, 2018 13:11 Europe/Tirane
  • Rusia në një manovër ushtarake përdor sistemin S-300

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se ushtria e Rusisë gjatë një manovre ushtarake në rajonin e Siberisë ka përdorur sistemin raketor S-300.

Agjencia e lajmeve "Novovesti" ka njoftuar se rreth 2000 trupa ushtarake të Rusisë kanë marrë pjesë në këtë manovër e cila u zhvillua në rajonin Buryatia të Siberisë në të cilën është përdorur edhe sistemi raketor S-300 kundër objektivave të armikut të improvizuar. Për testimin e këtij sistemi raketor janë përdorur objektiva ajrore të ndryshme. Sistemi raketor S-300 me funksion të mbrojtjes së përqendruar dhe të fortë, konsiderohet një prej sistemeve më të rëndësishme të mbrojtjes kundërajrore në botë i cili ka kapacitet për të goditur njëkohësisht disa objektiva fluturuese të armikut duke përfshirë edhe raketat balistike nga një distancë 150 km në lartësi deri në 27 km, por mund të përdoret edhe kundër objektivave tokësore.