Horizonti i errët i luftës tregtare SHBA-Kinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71694-horizonti_i_errët_i_luftës_tregtare_shba_kinë
Presidenti amerikan Donald Trump shpalli të enjten tarifat e reja mbi eksportet që vijnë nga Kina, me vlerë rreth 50 miliardë dollarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 24, 2018 15:22 Europe/Tirane
  • Horizonti i errët i luftës tregtare SHBA-Kinë

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli të enjten tarifat e reja mbi eksportet që vijnë nga Kina, me vlerë rreth 50 miliardë dollarë.

Pekini u përgjigj menjëherë duke vendosur taksa mbi 3 miliardë dollarë ndaj produkteve amerikane. Trump tha se masat kundër Kinës janë vetëm pak nga shumë të tjera që ka në plan. Pekini, nga ana tjetër, tha se ishte mungesë mirësjelljeje po të mos përgjigjeshin me të njëjtën monedhë, dhe se do të luftonin deri në fund. Kjo përgjigje vendimtare kineze e ka shqetësuar ekonominë amerikane më shumë dhe treguesi i tregjeve të kapitalit në SHBA ka pësuar një rënie të madhe. Në këtë lojë të rrezikshme amerikanët ndjehen më të shqetësuar. Peter Navarro, këshilltar i lartë i presidentit Trump për tregtinë dhe industrinë, thotë se deficitet tregtare kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe e bëjnë Amerikën të varur nga borxhi i jashtëm dhe investimet e huaja. Ekspertët thonë se zbatimi i urdhërit të ri të presidentit të SHBA për tarifat ndaj Kinës do të ketë një efekt të dëmshëm për kompanitë e mëdha amerikane si Boeing dhe Apple dhe do të rezultojë në humbjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës në Amerikë. Gjithashtu, në rastin e reciprocitetit të Kinës, sektori bujqësor amerikan, sidomos sektori i produkteve të sojës, do të jetë shumë i prekur dhe dhjetëra mijëra amerikanë do t'i shtohen radhës  së të papunëve. “Shqetësimi më i madh është te pasiguria për atë që do të ndodhë më vonë”, thotë Mark Uilliams, shef i seksionit ekonomik për Azinë te “Capital Economist”. Jim Byrm, një ekspert ekonomist amerikan, thotë: "Ne po shohim vetëm tensione, e urrej përdorimin e termit 'luftë komerciale', por duket se ne po lëvizim në atë drejtim". Fokusimi i tepërt i administratës së Trump në deficitin tregtar do të çojë në forcimin e politikave subvencioniste dhe luftërave tregtare. Reduktimi i eksporteve është një tjetër rezultat negativ i kësaj politike, e cila do të rrisë shkallën e papunësisë në shoqërinë amerikane. Shqetësimet e kompanive amerikane dhe të fermerëve janë serioze, sepse kundërpërgjigjet kineze nuk janë të tolerueshme për ta dhe do të përbëjnë goditje të pariparueshme ndaj këtyre sektorëve ekonomikë amerikanë. Një luftë e plotë tregtare do të kishte pasoja më të thella ekonomike, si për SHBA-të ashtu dhe për Kinën. Do të tërhiqte në valle edhe tregtinë botërore, duke krijuar presion të madh në vendet në zhvillim. Vendet aleate të SHBA-ve po i bëjnë thirrje administratës së presidentit Trump që të ndryshojë taktikë e t’i zgjidhë pakënaqësitë tregtare me diskutime, brenda rregullave të tregtisë botërore. Robert Azevedo, Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Botërore së Tregtisë (QBT) u bëri thirrje dy vendeve që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet tregtare nëpërmjet mekanizmave të ofruara nga QBT.