Manovrat ushtarake të Kinës në perëndim të Oqeanit Paqësor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71742-manovrat_ushtarake_të_kinës_në_perëndim_të_oqeanit_paqësor
Forcat ajrore të Kinës kanë nisur një manovër ushtarake në detin e Kinës së Jugut dhe në perëndim të Oqeanit Paqësor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 26, 2018 09:11 Europe/Tirane
  • Manovrat ushtarake të Kinës në perëndim të Oqeanit Paqësor

Forcat ajrore të Kinës kanë nisur një manovër ushtarake në detin e Kinës së Jugut dhe në perëndim të Oqeanit Paqësor.

Sipas njoftimi të forcave ajrore të Kinës, qëllimi i organizimit të këtyre manovrave është rinovimi i ushtrisë dhe forcimi i kapaciteteve operuese. Në këto manovra do të përdoren bombarudesit H-6K, avionët SU-30 dhe avionët SU-35. Sipas raporteve të deritanishme, Shi Xhin Ping president i Kinës do të monitorojë personalisht këto manovra dhe kjo tregon rëndësinë që kanë manovrat ushtarake për qeverinë e Pekinit. Kina kohët e fundit ka rritur manovrat e saj detare, ajrore dhe tokësore, duke treguar se qeveria kineze po kërkon të rrisë praninë e saj ushtarake në ujërat periferike të Kinës, veçanërisht në Detin e Kinës Jugore. Shtetet e Bashkuara synojnë të vendosin forcat e saj detare në Detin e Kinës Jugore. Ushtria kineze është nxitur nga qeveria kineze për të treguar aftësitë e saj detare dhe në hapësirën ajrore kundër aftësive ushtarake amerikane. Disa grupe politike kanë argumentuar se kryerja e ushtrimeve kineze reflekton vazhdimisht suksesin e Shteteve të Bashkuara në nxitjen e qeverisë dhe ushtrisë kineze drejt militarizmit. Ndërsa qarqet politike në Kinë thonë se mbajtja e stërvitjeve të fundit është për të demonstruar aftësitë e ushtrisë kineze dhe kjo nuk do të thotë se Kina ka hyrë në lojën ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Lai Xhie ekspert I çështjeve politike thotë: Manovrat janë pjesë e planeve të qeverisë kineze për të forcuar dhe pajisur ushtrinë e vendit dhe nuk kanë qëllim të krijojnë shqetësime për vendet e rajonit.  Është fakt se Shtetet e Bashkuara po ndjekin dy politika paralele kundër Kinës: politika e parë është përpjekja për të nxitur Kinën drejt një lufte tregtare dhe e dyta është që të përpiqen ta detyrojnë Kinën të hyjë në garën e armatimit në rajon, si dhe me Shtetet e Bashkuara. Nga këndvështrimi kinez, kjo politikë qeveritare e Shteteve të Bashkuara ndikohet nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë për ta shtyrë Kinën në atë pikë ku përfundimisht do të çojë në rrëzimin e sistemit të saj si Bashkimi Sovjetik. Kjo është arsyeja pse Kina nuk ka ndërmend të hyjë në lojën ushtarake amerikane. Cun Bing një tjetër ekspert politik thotë:   Shtetet e Bashkuara po luftojnë vetëm veten e tyre me vazhdimin e politikës së Luftës së Ftohtë, pasi Kina po mbron me vendosmëri sovranitetin e shtetit dhe të drejtën e saj për progres dhe askush nuk duhet të krijojë iluzionin për dëmtimin e Kinës. Sidoqoftë, Kina mbrojtjen e sigurisë së Detit të Kinës Jugore e sheh si pjesë e sigurisë së saj kombëtare dhe praninë e anijeve detare amerikane në këtë det e konsideron provokim. Kjo është arsyeja pse Kina me kryerjen stërvitjeve detare dhe tani në ajër, mundohet t’i tregojë Shteteve të Bashkuara se Kina ka aftësinë e nevojshme ushtarake për t'u përballur me ndonjë aventurë amerikane dhe ky manovër mund të jetë një mundësi për shfaqjen e pajisjeve ushtarake të reja kineze.