Kina: Mbylleni këtë bishë në kafazin e rregullave të OBT!
Kina i ka bërë thirrje Organizatës Botërore të Tregtisë që të parandalojë Shtetet e Bashkuara nga "shkatërrimi" i këtij organizmi botëror përmes imponimit të tarifave të reja tregtare, duke u kërkuar shteteve anëtare të OBT-së që të kundërshtojnë këto tarifa.
I dërguari i Pekinit Zhang Xiangchen u tha delegatëve në OBT se plani i Presidentit Donald Trump për të imponuar tarifa deri në 60 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze, sipas nenit 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, ishte kundër rregullave të OBT. Shtetet e Bashkuara po vendosin një precedent shumë të keq duke shkelur haptazi angazhimin e tyre në botë. Vendet e OBT duhet të parandalojnë shkeljen e nenit 301 të Aktit të Tregtisë dhe ta mbyllin këtë bishë në kafazin e rregullave të OBT-së", tha Zhang Xiangchen." "Unilateralizmi është në thelb i papajtueshëm me OBT-në, si zjarri dhe uji. Në detin e hapur, nëse varkë shpohet, askush nuk është i sigurtë nga mbytja. Ne nuk duhet të qëndrojmë duke shikuar dikë që shpon varkën. OBT është duke u sulmuar dhe të gjithë ne duhet të mobilizohemi për ta mbrojtur atë ", deklaroi përfaqësuesi i Pekinit në OBT.