Akuzat amerikane kundër Rusisë në dëbimin e diplomatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71796-akuzat_amerikane_kundër_rusisë_në_dëbimin_e_diplomatëve
Edhe Shtetet e Bashkuara mund të përjashtojnë diplomatët rusë që shërbejnë në vend, si masë kundër sulmit kimik ndaj ish-spiunit Sergei Skripal në Britani. Një lëvizje e tillë do të ishte solidarizim me vendimin e marrë nga Britania dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për dëbimin e diplomatëve rusë nga vendet respektive.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 27, 2018 06:04 Europe/Tirane
  • Akuzat amerikane kundër Rusisë në dëbimin e diplomatëve

Edhe Shtetet e Bashkuara mund të përjashtojnë diplomatët rusë që shërbejnë në vend, si masë kundër sulmit kimik ndaj ish-spiunit Sergei Skripal në Britani. Një lëvizje e tillë do të ishte solidarizim me vendimin e marrë nga Britania dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për dëbimin e diplomatëve rusë nga vendet respektive.

Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e përjashtimit të disa diplomatëve rusë në Shtetet e Bashkuara, në solidaritet me Britaninë mbi helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal në Angli. Lajmi bëhet i ditur nga një burim pranë situatës, i cili thotë se ky vendim mund të lajmërohet edhe përgjatë ditës së hënë. Sipas burimit, masa mund të jetë e kushtëzuar nga mënyra si shtetet evropiane ju përgjigjën sulmit me agjent nervor. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord javën e kaluar për të marrë masa ndëshkuese kundër Rusisë për sulmin ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, të cilët vijojnë të mbeten në gjendje kritike që prej datës 4 mars. Moska ka mohuar përgjegjësinë për sulmin dhe i është kundërpërgjigjur vendimit të Britanisë për përjashtimin e 23 zyrtarëve rusë, duke dëbuar 23 diplomatë britanikë nga vendi. Shtetet e Bashkuara u rreshtuan krah Britanisë në fajësimin e Rusisë për këtë sulm. Pavarësisht mundësisë së lajmërimit të një mase të tillë, presidenti amerikan Donald Trump është përpjekur të përmirësojë lidhjet me homologun rus Vladimir Putin. Javën e kaluar, kreu i Uashingtonit zhvilloi një bisedë telefonike me kreun e Kremlinit, të cilin e uroi për ri-zgjedhjen e tij në krye të vendit.