Përfundon pa rezultat takimi midis BE dhe Turqisë
Takimi zyrtarëve të BE dhe presidentit të Turqisë në Bullgari ka përfunduar pa arritur ndonjë rezultat konkret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy palëve.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, të hënën në mbrëmje pas takimit me Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, të zhvilluar në Varna të Bullgarisë, në një konferencë për media ka thënë: Pavarësisht interesit të përbashkët të Turqisë dhe BE për luftimin e terrorizmit, Brukseli është i shqetësuar me veprimet e Turqisë në Siri, posaçërisht në Afrin. Duke ju referuar angazhimeve të bëra në procesin e anëtarësimit në BE, Tusk shtoi: "Ende ka shqetësime për veprimet e fundit të Turqisë në Mesdheun lindor dhe Detin Egje, arrestimin e qytetarëve, sundimin e ligjit dhe lirinë e shtypit dhe marrëdhëniet dypalëshe të vendit me vendet anëtare të BE. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha gjithashtu se lufta e Turqisë kundër terrorizmit duhet të jetë sistematike dhe brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare. Erdogan, president i Turqisë ka shkuar në Varna për të zhvilluar takim me liderët e BE, për të biseduar në lidhje me procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, ndërsa në një konferencë për media ka thënë: Për Evropën e cila është një fuqi botërore, do të jetë gabim i madh që në kuadër të politikave të zgjerimit të saj, të përjashtojë Turqinë.