Gutters përkulet përpara 1 miliard dollarë ndihmave saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71856-gutters_përkulet_përpara_1_miliard_dollarë_ndihmave_saudite
Sekretari i përgjithshëm i OKB në takim me princin e kurorës të Arabisë Saudite, pa i kushtuar aspak vëmendje agresionit ushtarak kundër Jemenit, luftën dhe vuajtjet që i janë imponuar popullit jemenas, ka falënderuar Arabinë Saudite për ndihmën 1 miliard dollarësh.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 28, 2018 10:25 Europe/Tirane
  • Gutters përkulet përpara 1 miliard dollarë ndihmave saudite

Sekretari i përgjithshëm i OKB në takim me princin e kurorës të Arabisë Saudite, pa i kushtuar aspak vëmendje agresionit ushtarak kundër Jemenit, luftën dhe vuajtjet që i janë imponuar popullit jemenas, ka falënderuar Arabinë Saudite për ndihmën 1 miliard dollarësh.

Sipas një njoftimi të Associated Press, Antonio Gutters ditën e martë u takua me Muhamed Bin Selman princin e kurorës në Arabinë Saudite ku tha se kjo ndihmë është përgjigje humane në mbështetje të kartës humanitare të OKB. Në këtë takim sekretari Gutters tha se rrugëzgjidhja e çështjeve humanitare varet nga politika dhe shtoi se OKB është e gatshme të krijojë kushtet për zgjidhjen e krizës së Jemenit për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit jemenas. Sekretari i përgjithshëm i OKB, i premtoi princit Bin Selman, se këtë dhuratë 1 miliard dollarësh, që në krahasim me qindra miliard dollarë të Arabisë Saudite që shpenzohen për blerjen e armëve nga Amerika dhe Britania për të sulmuar popullin jemenas është tepër e vogël, premtoi se këtë kontribut do ta përmendë në takimin e ardhshëm të Gjenevës për përgjegjësitë humanitare kundrejt Jemenit. Më herët Ban Ki Moon pasi mori ndihma financiare nga Arabia Saudite, emrin e këtij vendi e hoqi nga lista e shkelësve të të drejtave të fëmijëve. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 14 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.