Vizita e kreut të Koresë së Veriut në Kinë
Më në fund pas spekulimeve të shumta tashmë është konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka vizituar Kinën.
Vizita, e konfirmuar nga Kina dhe Koreja e Veriut, ishte udhëtimi i parë i njohur i Kim, që nga marrja e detyrës në vitin 2011. Kim zhvilloi "bisedime të suksesshme" me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Pekin, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua e Kinës. Kina është aleatja kryesore e Koresë së Veriut dhe mendonte se do të konsultohet me Pekinin para samiteve të planifikuara me Korenë e Jugut dhe SHBA. Lideri koreano verior do të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut në prill, dhe Presidenti i SHBA, Donald Trump në maj. Vizita e Pekinit konsiderohet një hap i rëndësishëm në përgatitjen e Koresë së Veriut për bisedimet e propozuara për çarmatimin bërthamor dhe për takimin me autoritetet amerikane. Ndërkohë mediat e Koresë së Veriut, rreth kësaj vizite nuk kanë folur për çështjen e çarmatimit bërthamor dhe për interesimin e Kim Jung-un për tu takuar me presidentin Donald Trump. Në këtë takim Kina i ka premtuar Koresë së Veriut se do të vazhdojë miqësinë me këtë vend të izoluar.