Princi saudit takohet me përfaqësues të lobit sionist në AIPAC
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71924-princi_saudit_takohet_me_përfaqësues_të_lobit_sionist_në_aipac
Princi i kurorës i Arabisë Saudite, është takuar me krerët e organizatës hebraike dhe përfaqësues të lobit sionist AIPAC në Amerikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2018 03:09 Europe/Tirane
  • Princi saudit takohet me përfaqësues të lobit sionist në AIPAC

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, është takuar me krerët e organizatës hebraike dhe përfaqësues të lobit sionist AIPAC në Amerikë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, mediat sioniste kanë njoftuar se qendër e takimeve të Bin Selman me krerët e lobit sionist në Amerikë, ishin Irani dhe negociatat e kompromisit. Muhamed Bin Selman gjithashtu është takuar me Henry Kisinxher ish sekretar, Hillari Kilinton ish sekretare dhe Bill Klinton ish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Princi i Arabisë Saudite prej 20 Marsit ndodhet për një vizitë dy-javore në Amerikë. Muhamed Bin Selman që nga koha kur ka ardhur në pushtet më 21 korrik të vitit 2017 ka punuar vazhdimisht në interes të Amerikës dhe Izraelit. Kohët e fundit është ndjekur me intensitet të lartë çështja e normalizimit të marrëdhënieve mes vendeve arabe dhe sidomos Arabisë Saudite dhe Izraelit për atë që qarqet analitike e quajnë përpjekje për tu përballur me Iranin. Përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin e izraelit bëhen në kohën kur ky regjim prej vitesh ka shtypur popullin palestinez dhe ka pushtuar shumë nga territoret arabe dhe islamike. Gjithashtu kriza në Siri, Irak dhe Jemen, ka rrënjë saudite dhe sioniste. Republika Islamike e Iranit ka një rol themelore në përballje me komplotet dhe veprimet e boshtit saudit-sionist.