Riadi dështon përballë familjarëve të viktimave të 11 Shtatorit
Një prej gjykatësve amerikanë, ka kundërshtuar planin dhe përpjekjet e Arabisë Saudite për të lënë mënjanë paditë e ngritura nga familjarët e viktimave të 11 shtatorit, në bazë të ligjit Jasta.
George Daniels, gjykatës i Manhatanit në Amerikë ka nxjerrë një verdikt për vazhdimin e ankesave dhe padive kundër Arabisë Saudite për ngjarjen e 11 shtatorit, padi që ngrihen nga familjarët e viktimave të këtij sulmi terrorist. Kongresi amerikan më 28 shtator 2016 votoi pro ligjit Jasta ( Drejtësi përballë mbështetësve të terrorizmit) i cili I lejon familjarët e viktimave të 11 shtatorit të ngrenë padi kundër atyre që shkaktuan këtë ngjarje. Vetëm dy ditë pas miratimit të këtij ligji, u ngritën dy dosje padie kundër Arabisë Saudite. Arabia Saudite përgjatë 2 viteve të kaluara ka bërë përpjekje të shumta për tu përballur me paditë e ngritura nga familjarët e ngjarjes së 11 shtatorit. Në sulmet e 11 shtatorit 2001 në Amerikë, 3 mijë persona humbën jetën dhe 6 mijë të tjerë mbetën të plagosur. Autoritetet amerikane përgjegjës për këtë sulm kanë bërë grupin terrorist Al Kaida, ndërkohë që 15 nga 19 personave që kryen këto sulme, ishin shtetas të Arabisë Saudite.