Në Nigeri organizohen protesta për lirimin e Shejkh Zakzaki
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71942-në_nigeri_organizohen_protesta_për_lirimin_e_shejkh_zakzaki
Protestuesit në Abuxha, kryeqytetin e Nigerisë, kanë kërkuar lirimin e pakusht të liderit të Lëvizjes Islamike të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2018 07:37 Europe/Tirane
  • Në Nigeri organizohen protesta për lirimin e Shejkh Zakzaki

Protestuesit në Abuxha, kryeqytetin e Nigerisë, kanë kërkuar lirimin e pakusht të liderit të Lëvizjes Islamike të këtij vendi.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se me qindra protestues në mesin e tyre edhe anëtarë të Lëvizjes Islamike të Nigerisë kanë marrë pjesë në një protestë të organizuar në rrugët e Abuxhas dhe kanë kërkuar nga qeveria nigeriane që të zbatojë vendimin e Gjykatës Federale të Nigerisë për lirimin e Shejkh Ibrahim Zakzaki, liderin e Lëvizjes Islamike të Nigerisë. Protestuesit në fund të protestës janë mbledhur përpara Parlamentit të këtij vendi dhe kanë kërkuar nga ligjvënësit nigerianë që ta obligojnë presidentin nigerian të zbatojë vendimin e Gjykatës Federale të këtij vendi në lidhje me Shejkh Ibrahim Zakzaki.