Nikola Sarkozi thirret në gjykatë
Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozi pritet të përballet me gjyqin për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, sipas mediave franceze.
Çështja në fjalë ka të bëjë me përgjimet telefonike të vitit 2014, kur Sarkozi akuzohet se ka kërkuar të ndikojë gjyqtarët, të cilët po gjykonin mbi financimin e paligjshëm të fushatës së tij presidenciale. Gjykatësi Gilbert Azibert, si dhe avokati i Sarkozi-së pritet gjithashtu të jetë palë në gjyq. Megjithatë, këta mohojnë të kenë kryer ndonjë gjë të paligjshme. Në një tjetër rast, ish-presidenti akuzohet edhe për përfitime financimesh në fushatë nga ish-kreu i ndarë nga jeta i Libisë, Muamer Gadafi. Në telefonatat e përgjuara, Sarkozi raportohet të ketë përdorur pseudonimin “Paul Bismuth”, e i ofronte një rol prestigjioz gjykatësit Azibert në këmbim të mos gjykimit të çështjes së financimit.