Gjermani, Schaeuble : Shpresoj se Britania mund të qëndrojë në BE
Ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, deklaroi se shpreson që Britania e Madhe mund të rishqyrtojë vendimin e saj për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, pas mbështetjes së BE-së ndaj Londrës lidhur me sulmin me agjent nervor kundër ish-agjentit rus, Skripal.
Unë absolutisht që shpresoj se britanikët do të qëndrojnë në BE”, deklaroi ai për gazetën gjermane “Funke Media Group”, duke shtuar se shpresonte që britanikët do të kuptonin që nuk është mirë të jesh i vetëm në botë. Vendet e BE-së duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n kanë dëbuar më shumë se 140 diplomatë, këtë javë pas helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin anglez , Salisbury një muaj më parë. Schaeuble dha dorëheqjen si ministër i Financave vitin e kaluar, por mbetet një figurë e lartë brenda partisë Kristiandemokrate të kancelares , Angela Merkel