Dy Koretë caktojnë datën e takimit të liderëve
Mars 30, 2018 14:59 Europe/Tirane
Liderët e Koresë Veriore dhe asaj Jugore janë pajtuar që të takohen me 27 prill, me shpresë se do të përfundojnë tensionet në mes tyre.
Samiti në mes të Kim Jong-un dhe Moon Jae vjen në një kohë pas tensioneve të mëdha në mes të dy vendeve fqinje, për shkak të refuzimit të deri tashëm të Kim Jong-un për t’i braktisur armët nukleare. Pavarësisht marrëdhënies së presidentit amerikan Donald Trump me diktatorin e vendit të izoluar, raporti në mes të dy Koreve javët e fundit është zbutur. Kim Jong-un së fundi ka zhvilluar vizitën e parë jashtë vendit që kur ka marrë pushtetin në vitin 2011, ai vizitoi Kinën, si hapin e parë të takimeve të rëndësishme që e presin Kim Jong.
Tags