Kremlini: Lufta diplomatike nuk filloi nga Moska
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71998-kremlini_lufta_diplomatike_nuk_filloi_nga_moska
Kremlini ka reaguar pas dëbimit të diplomatëve amerikanë nga Rusia. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitri Peskov tha lufta diplomatike me Perëndimin dhe vendosja e sanksioneve nuk filloi nga Moska.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 30, 2018 10:35 Europe/Tirane
  • Kremlini: Lufta diplomatike nuk filloi nga Moska

Kremlini ka reaguar pas dëbimit të diplomatëve amerikanë nga Rusia. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitri Peskov tha lufta diplomatike me Perëndimin dhe vendosja e sanksioneve nuk filloi nga Moska.

"Rusia është detyruar të përgjigjet ndaj veprimeve armiqësore dhe të paligjshme të Washingtonit", tha Peskov. Peskov tha gjithashtu se Moska donte marrëdhënie të mira dhe ishte e hapur për dialog. Të enjten, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Moska do të dëbonte 60 diplomatë amerikanë dhe do të mbyllte konsullatën e Uashingtonit në Shën Petersburg, si përgjigje ndaj Amerikës. Ndërsa sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se dëbimi i diplomatëve amerikanë nga Rusia shënoi një "përkeqësim të mëtejshëm" në marrëdhëniet mes dy vendeve.