Rusia teston një raketë të re interkontinentale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72008-rusia_teston_një_raketë_të_re_interkontinentale
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për testimin mes sukses të një rakete të re interkontinentale të këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 30, 2018 16:40 Europe/Tirane
  • Rusia teston një raketë të re interkontinentale

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për testimin mes sukses të një rakete të re interkontinentale të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ditën e premte ka deklaruar se Rusia ka kryer testimin e dytë të raketës balistike interkontinentale të re me emrin “Sarmat” dhe ky testim ka qenë i suksesshëm. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka shtuar se testimi i ri kësaj rakete ka vërtetuar karakteristikat e saj edhe në fazën para hedhjes edhe në fazën pas hedhjes. Vlen të theksohet se testimi i parë i kësaj raketa është kryer në muajin dhjetor të vitit 2017. Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, në fjalimin e tij vjetor në Parlamentin e Rusisë, ka thënë se do të shtohen kapacitetet ushtarake të këtij vendi. Ndërkohë Juri Borisov, zv/ministri i mbrojtjes së Rusisë, gjithashtu ka thënë: “Raketat Sarmat kanë kapacitet të godasin anijet aeroplanmbajtëse, destrojerët dhe anijet e tjera luftarake. Raketa bërthamore balistike interkontinentale “Sarmat” ka peshë mbi 100 tonë dhe mund të pajiset të paktën me 10 kapsula bërthamore, ndërsa sistemet anti-raketore me vështirësi mund të godasin atë”.