Zëdhënësi i qeverisë turke kërcënon Francën
Zëdhënësi i qeverisë turke, duke kërcënuar Francën, theksoi se çdo forcë e dërguar për të ndihmuar popullin kurd duhet të vihet në shënjestër.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Baker Buzdag, zëdhënës i qeverisë turke, sot (e premte)ka paralajmëruar për pengimin e ndihmës franceze për njësitë e YPG në qytetin Manbixh. Buzdag duke reaguar ndaj deklaratave të presidentit francez, ka kërcënuar se do të pengohet vendosja e forcave franceze në Manbixh dhe çdo sulm do të merr përgjigje. Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, Buzdag theksoi se çdo forcë e huaj që futet në Manbixh do të konsiderohet si bashkëpunim me terroristët dhe do të shërbejë si objektiv për ushtrinë turke. Zv/kryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, duke shprehur shpresën në lidhje me atë se Franca nuk do të ndërmarrë një veprim të tillë "të palogjikshëm", ka shtuar: "Ata që në vend të Turqisë, zgjedhin të bashkëpunojnë me organizatat terroriste dhe i shoqërojnë këto grupe, përfundimisht do të radhiten me miqtë e tyre terroristë".