Franca zbret nga gomari i djallit
Franca nuk planifikon të ndërmarrë operacion të ri ushtarak në Sirinë veriore, i cili do të ishte jashtë aksioneve të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, tha sot kabineti i presidentit francez, Emanuel Macron.
Deklarata e Pallatit të Eliseut paraqet reagim të deklaratës së përfaqësuesit të kurdëve sirianë, Kaled Eisa se nga presidenti francez kanë marrë premtime se Franca do të dërgojë ushtarë në Manxhib, në veri të Sirisë, që ta mbështesin luftën kundër ISIS dhe t'a pengojnë depërtimin e armatës turke drejt qytetit, i cili është nën kontroll të Forcave për mbrojtje popullore. Eisa ishte pjesë e delegacionit të koalicionit kryengritës Forcat Demokratike Siriane (FDS), në të cilën grupim më i madh janë Forcat për mbrojtje të popullatës së kurdëve sirianë, që mbrëmë u takua me Macronin. Siç kumtoi paraprakisht Pallati i Eliseut, në takim Macroni ka theksuar se Franca e mbështet stabilizimin e Sirisë veriore dhe se është e gatshme të ndërmjetësojë mes Turqisë dhe FDS-së. Autoritetet turke paradite e refuzuan ofertën e Macronit për ndërmjetësim. "I hedhim poshtë të gjitha përpjekjet, synimi i së cilës është vendosja e dialogut, kontakteve ose ndërmjetësimi mes Turqisë dhe grupeve terroriste", deklaroi zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, Ibrahim Kalin. Ankaraja i konsideron Forcat për mbrojtje të popullatës si degë siriane e Partisë Punëtore Kurde (PPK), që gjendet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, BE-së dhe SHBA-së.