Shumica e të rinjve amerikanë të pakënaqur me qeverisjen e Trump
Rezultatet e një sondazhi më të fundit tregojnë se shumica e të rinjve amerikanë janë të pakënaqur me qeverisjen e presidentit të këtij vendi.
Një sondazh i ri i zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Hulumtime të Opinionit Publik (NORC), tregon se shumica e të rinjve amerikanë e konsiderojnë Donald Trump të papërshtatshëm edhe nga aspekti racist edhe nga aspekti psikologjik, për president të Amerikës. Rreth 60% e të rinjve amerikanë mendojnë se Trump nga aspekti psikologjik, është i papërshtatshëm për të qenë president i SHBA. Sipas rezultatit të këtij sondazhi, gjithashtu 62% e të rinjve amerikanë e konsiderojnë Trump si person përgjithësisht jo të mirë dhe 63% e tyre mendojnë se Trump është racist. Ky sondazh gjithashtu tregon se rreth 70% e të rinjve amerikanë pohojnë se Trump nuk përfaqëson vlerat e tyre morale dhe njerëzore.