Shumica e të rinjve amerikanë të pakënaqur me qeverisjen e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72070-shumica_e_të_rinjve_amerikanë_të_pakënaqur_me_qeverisjen_e_trump
Rezultatet e një sondazhi më të fundit tregojnë se shumica e të rinjve amerikanë janë të pakënaqur me qeverisjen e presidentit të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 31, 2018 08:03 Europe/Tirane
  • Shumica e të rinjve amerikanë të pakënaqur me qeverisjen e Trump

Rezultatet e një sondazhi më të fundit tregojnë se shumica e të rinjve amerikanë janë të pakënaqur me qeverisjen e presidentit të këtij vendi.

Një sondazh i ri i zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Hulumtime të Opinionit Publik (NORC), tregon se shumica e të rinjve amerikanë e konsiderojnë Donald Trump të papërshtatshëm edhe nga aspekti racist edhe nga aspekti psikologjik, për president të Amerikës. Rreth 60% e të rinjve amerikanë mendojnë se Trump nga aspekti psikologjik, është i papërshtatshëm për të qenë president i SHBA. Sipas rezultatit të këtij sondazhi, gjithashtu 62% e të rinjve amerikanë e konsiderojnë Trump si person përgjithësisht jo të mirë dhe 63% e tyre mendojnë se Trump është racist. Ky sondazh gjithashtu tregon se rreth 70% e të rinjve amerikanë pohojnë se Trump nuk përfaqëson vlerat e tyre morale dhe njerëzore.