Perëndimi nuk do që Kupa e Botës të zhvillohet në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72164-perëndimi_nuk_do_që_kupa_e_botës_të_zhvillohet_në_rusi
Britania dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndalojnë zhvillimin e Kupës së Botës në Rusi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2018 16:46 Europe/Tirane
  • Perëndimi nuk do që Kupa e Botës të zhvillohet në Rusi

Britania dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndalojnë zhvillimin e Kupës së Botës në Rusi.

 Ka qenë kjo akuza e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova lidhur me situatën e tensionuar të krijuar mes Moskës dhe Perëndimit, pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani.  Në një intervistë të gjatë për një stacion televiziv rus , Zakharova u shpreh: “Kam përshtypjen se atyre ju intereson ta heqin Kampionatin Botëror nga Rusia. Ata do të përdorin çdo mënyrë. Mendja e tyre punon vetëm që topi i futbollit të mos prekë fushën e blertë ruse.” Prej thuajse një muaji, Britania është përpjekur të ndëshkojë Rusinë, të cilën e sheh si përgjegjëse të helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, edhe pse Moska e ka kundërshtuar me forcë diçka të tillë.  Përveç përjashtimit nga vendi të 23 diplomatëve rusë, pjesë e përgjigjes së Britanisë ndaj Kremlinit, do të jetë mungesa e familjes mbretërore në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror të futbollit që fillon në muajin qershor. Megjithatë, deri më tani nuk duket se skuadra e Anglisë do të bojkotojë këtë eveniment sportiv prestigjioz.