Testohet raketa që rrëzon çdo raketë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72222-testohet_raketa_që_rrëzon_çdo_raketë
Ministria ruse e mbrojtjes ka testuar këtë të hënë raketat e reja anti-balistike të modernizuara, në bazën e testimit në Sary-Shagan të Kazakistanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 02, 2018 21:13 Europe/Tirane
  • Testohet raketa që rrëzon çdo raketë

Ministria ruse e mbrojtjes ka testuar këtë të hënë raketat e reja anti-balistike të modernizuara, në bazën e testimit në Sary-Shagan të Kazakistanit.

Në pamjet e publikuara nga ministria, shfaqen kamionët me raketa teksa mbërrijnë në bazën e testimit, dhe pas edhe moment i lëshimit. Sipas një zyrtari të ministrisë, testimi antiraketë ishte i suksesshëm. Ministria tha në një deklaratë se raketa e testuar tashmë është në shërbim dhe do të përdoret për të mbrojtur qytetin e Moskës nga sulmet e mundshme nga ajri. Kjo raketë ka një rreze rreth 62 milje, dhe mund të rrëzojë çfarëdo rakete që synon të futet në hapësirën ajrore ruse. Në muajin shkurt, ushtria ruse testoi me sukses edhe një raketë të re interceptuese për sistemin e raketave anti-balistike A-135, po në Kazakistan. Komandant i forcave ajrore ruse, kolonel Andrei Prikhodko, i cili është i ngarkuari me misionin e ndërtimit të sistemit mbrojtës anti-raketor tha se karakteristikat teknike të raketës së re interceptore tejkalojnë shumë nga raketat e ngjashme të prodhuara deri më sot.