Lavrov: Prania amerikane në Siri, e jashtëligjshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72244-lavrov_prania_amerikane_në_siri_e_jashtëligjshme
Ministri i jashtëm i Rusisë ka deklaruar se prania e forcave amerikane në Siri është i jashtëligjshëm dhe veprim që bie ndesh me normat dhe dispozitat e OKB.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 03, 2018 04:37 Europe/Tirane
  • Lavrov: Prania amerikane në Siri, e jashtëligjshme

Ministri i jashtëm i Rusisë ka deklaruar se prania e forcave amerikane në Siri është i jashtëligjshëm dhe veprim që bie ndesh me normat dhe dispozitat e OKB.

Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë ruse, ka thënë: Nuk duhet harruar se Amerika forcat e saj speciale dhe ajrore i ka dërguar në formë të jashtëligjshme në Siri dhe se koalicioni ushtarak i formuar nga Uashingtoni gjithashtu është i jashtëligjshëm. Ky veprim i Amerikës shkel kartat dhe dispozitat e OKB të cilat theksojnë respektimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendeve anëtare. Ndër të tjera ministri i jashtëm i Rusisë tha se Amerika pozitën e saj në Siri nuk e forcon vetëm me anë të ndërtimit të bazave ushtarake por edhe me krijimin e strukturave paralele shtetërore. Deklarata e ministrit të jashtëm të Rusisë erdhi pas deklaratës së Donald Trump, presidentit të Amerikës, i cili ka folur për largimin e Amerikës nga Siria në një të ardhme të afërt. Trump thotë se nuk është e thënë që Amerika të futet në ferrin e ISIS dhe shtoi se shumë shpejt Amerika do të largohet nga Siria dhe të tjerët duhet të marrin përgjegjësinë në këtë çështje. Mirëpo Departamenti Amerikan i Shtetit në një njoftim të tij pas deklaratës së Donald Trump, ka deklaruar se Amerika për momentin nuk ka ndonjë program të caktuar për largimin e nga Siria.