Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut viziton Pekinin
Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut të martën do të udhëtojë për në Pekin, kryeqytet i Kinës dhe më pas pritet të vizitojë Republikën e Azerbajxhanit dhe Rusinë.
Rei Jung Hu, ministër i jashtëm i Koresë së Veriut pas vizitës në Kinë do të niset për në Baku, për të marrë pjesë në samitin e NAM që organizohet në nivel ministrash dhe nga atje do të udhëtojë për në Rusi. Peniani akoma nuk i ka konfirmuar këto vizita jashtë shtetit të ministrit të jashtë verikorean. Analistët vizitën e Rei Jung Hu në Rusi dhe gjithashtu atë të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në Kinë e shohin si një synim për të siguruar mbështetjen e vendeve të tjera për takimet e liderit të Koresë së Veriut me presidentët e Koresë së Jugut dhe të SHBA.