Trump fton Putinin në Shtëpinë e Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72262-trump_fton_putinin_në_shtëpinë_e_bardhë
Presidenti amerikan Donald Trump, ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin që ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2018 07:58 Europe/Tirane
  • Trump fton Putinin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump, ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin që ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë.

Lajmin për këtë ftesë sot e kanë publikuar edhe zyrtarë rusë. “Nëse çdo gjë ecën si duhet, shpresoj se amerikanët do ta kenë propozimin që të bisedohet për mbajtjen e mundshme të samitit. Kur kanë biseduar presidentët tanë, Trump ka propozuar që takimi i parë të mbahet në Washington”, ka thënë sot në Moskë ndihmësi i Putinit Jurij Ushakov. Kremlini, siç raporton Reuters, ka thënë se ende nuk është mbajtur ndonjë diskutim për samitin e propozuar mes presidentit rus dhe atij amerikan. Kreu i SHBA-së, Donald Trump, kishte propozuar për këtë takim në një telefonatë me Putinin më 20 mars. Që atëherë, kujtojmë se Washingtoni ka dëbuar 60 diplomatë rus dhe ka mbyllur konsullatën ruse.