Londra më e dhunshme se New Yorku
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72296-londra_më_e_dhunshme_se_new_yorku
Për herë të parë në histori Londra bëhet një qytet më i dhunshëm se New Yorku, shkruajnë mediat britanike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2018 17:08 Europe/Tirane
  • Londra më e dhunshme se New Yorku

Për herë të parë në histori Londra bëhet një qytet më i dhunshëm se New Yorku, shkruajnë mediat britanike.

Që nga fillimi i vitit janë kryer 30 vrasje në kryeqytetin britanik, i fundit para tre ditësh. Numër i frikshëm konsiderohet fakti që në Shkurt në Londër janë vrarë 15 vetë, ndërsa në New York 14 persona. Vetëm në javën nga 14 në 20 mars, kanë humbur jetën plot 8 persona, të gjithë nën 30 vjeç. Viktima e fundit, një djalë vetëm 20 vjeç, u qëllua me thikë për vdekje jashtë një lokali në një lagje në jug-perëndim të kryeqytetit. Sipas ekspertëve, në krahasim me popullsinë (rreth 8 milionë njerëz), New Yorku ka arritur të ulë aktet kriminale me anë të "tolerancës zero" nga ana e policisë: 20 vitet e fundit, vrasjet janë ulur nga 2 mijë në 230 në  vit. Përsa i përket Londrës, nuk janë shtuar vetëm vrasjet, por edhe rreziku i grabitjes së shtëpive, i cili është 6 herë më i lartë sesa në metropolin amerikan dhe dhuna seksuale është 3 herë më e lartë. Administrata londineze ka provuar të sigurojë qytetarët se Londra "është një ndër qytetet më të sigurta në botë". Gjithashtu, policia e kryeqytetit britanik, ka bërë të ditur shpërndarjen e 100 agjentëve të tjerë policorë për të "luftuar" krimet.