Kina dënon tarifat e reja doganore të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72320-kina_dënon_tarifat_e_reja_doganore_të_amerikës
Ministria e Tregtisë në Kinë ka dënuar tarifat e reja të vendosura nga Amerika mbi 1300 produkte kineze që eksportohen në Amerikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 04, 2018 04:48 Europe/Tirane
  • Kina dënon tarifat e reja doganore të Amerikës

Ministria e Tregtisë në Kinë ka dënuar tarifat e reja të vendosura nga Amerika mbi 1300 produkte kineze që eksportohen në Amerikë.

Kjo ministri paralajmëroi se Kina shumë shpejtë do të marrë vendime të tjera për tu përballur me tarifat e reja doganore të Amerikës. Shtëpia e Bardhë ka kritikuar ashpër Kinën, pasi kjo e fundit njoftoi një ditë më parë rritjen me 25 për qind të taksave  ndaj importeve amerikane. "Në vend që të synojë eksportet e tregtuara në mënyrë të drejtë të SHBA, Kina duhet të ndalë praktikat tregtare të padrejta të cilat po dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe shtrembërimin e tregjeve globale. Subvencionimi dhe tejkalimi i vazhdueshëm i Kinës është shkaku kryesor i krizave të çelikut", tha zëdhënësja Lindsay Walters. Vendimi që vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Donald Trump për të tarifuar importet e çelikut dhe aluminit, përfshin 128 produkte ushqimore amerikane, përfshirë mishin e derrit dhe verën, duke e çuar totalin e taksave në 3 miliardë dollarë. Kina tha se masa ishte menduar për të mbrojtur interesat e saj dhe për të balancuar humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja. Zhvillimet e fundit e reflektuan menjëherë impaktin në tregjet elektronike. Në bursat e Wall Street dhe Down Jones pati një rënie prej 2.2 dhe 1.9 përqind respektivisht, ndërsa “Indeksi Nikkei 225” në Japoni u hap me një vlerë 1.5 përqind më të ulët të marten. Tensionet me dy fuqive botërore u rritën ndjeshëm në 8 mars kur presidenti amerikan njoftoi tarifa deri në 25 përqind ndaj importeve të çelikut dhe aluminit. Trump e ka përshkruar Kinën si një "armik ekonomik".