Myslimanët Rohingya, përpiqen të shkojnë në Malajzi
(last modified Thu, 05 Apr 2018 09:07:11 GMT )
Prill 05, 2018 11:07 Europe/Tirane
  • Myslimanët Rohingya, përpiqen të shkojnë në Malajzi

Komandanti i forcave detare të Malajzisë njoftoi se një anije me 56 myslimanë Rohingya kanë arritur në Malajzi për t’i shpëtuar dhunës së ushtrisë së Mianmarit.

Ahmed Gamerul’zaman, komandanti i forcave detare të Malajzisë njoftoi se një varkë me myslimanë Rohingya të cilët janë larguar nga Mianmari për t’i shpëtuar dhunës së ushtrisë kanë arritur në ishullin Langkawi të Malajzisë. Atyre u është dhënë leja e futjes për në Malajzi. Emigrantët Rohingya përbëhen nga 19 burra 18 femra, 11 vajza dhe 8 djem. Sipas statistikave të komisariatit të lartë për emigrantët të OKB në Malajzi gjenden rreth 150 mijë emigrantë prej të cilëve 90% janë myslimanë Rohingya. Futja e myslimanëve Rohingya nëpërmjet detit në Malajzi tregon procesin e largimit të myslimanëve nga Mianmari vend ku ata përballen me krimet që kryejnë budistët radikalë dhe ushtria në provincën Rakhin. Që nga gushti i vitit 2017, ushtria e Mianmarit dhe budistët radikalë kanë nisur një fushatë spastrimi etnik kundër myslimanëve Rohingya në provincën Rakhin në perëndim të Mianmarit. Nga sulmet e ushtrisë kanë vdekur 6 mijë myslimanë Rohingya, janë plagosur 8 mijë të tjerë dhe rreth 1 milion janë shpërngulur. Prej 25 gushtit forcat e sigurisë në Mianmar në mënyrë të egër kanë dëbuar mbi 1 milion myslimanë nga provinca Rakhin, pasi kanë djegur shtëpitë e banimit, fshatrat dhe tokat bujqësore të myslimanëve dhe kanë parandaluar kthimin e tyre. Ushtria dhe budistët ekstremistë në Mianmar po vazhdojnë vrasjen e myslimanëve Rohingya në këtë vend dhe procesi i shpërnguljes së myslimanëve në drejtim të Bangladeshit po vazhdon akoma duke rritur kështu numrin e personave të shpërngulur me dhunë. Ndërkohë organizatat lokale në Bangladesh kanë njoftuar për përhapjen e llojeve të sëmundjeve të ndryshme sidomos kequshqyerjes në mesin e të shpërngulurve Rohingya. Autoritetet e Bangladeshit kanë deklaruar se për të strehuar mbi  1 milion të shpërngulur Rohingya, do të ndërtojnë një prej qendrave më të mëdha të kampeve në botë. Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar vuri në dukje detajet e masakrës dhe pesë varreve masive në një fshat në Mianmar, duke thënë se këto janë krime kundër njerëzimit. Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar tha se operacionet e dhunshme të ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingya kanë qenë tregues i gjenocidit. Yangli Lee tha në Seul se derisa të formohet gjykata e besueshme dhe të ekzaminohen provat, nuk mund të bëjë një deklaratë përfundimtare, por ka indikacione se gjenocidi po ndodh dhe se provat janë në rritje. Të shpërngulurit myslimanë Rohingya për tu kthyer në Mianmar kanë vendosur si kusht garantimin e të drejtave themelore të tyre. Sipas akordit të 25 nëntorit 2017, procesi për kthimin e myslimanëve Rohingya në vendin e tyre ka nisur në fund të janarit 2018. Negociatat mes autoriteteve të Bangladeshit dhe Mianmarit për kthimin e myslimanëve në vendin e tyre, janë organizuar në kohën kur nga Mianmari janë shpërngulur disa grupe të tjera myslimanësh Rohingya, të cilët janë vendosur në Bangladesh. Duke qenë se myslimanët Rohingya në këto negociata nuk kanë pasur asnjë përfaqësues, negociatat janë kundërshtuar fuqishëm prej tyre. Fil Robertson, shefi i departamentit të Azisë në organizatën Human Rights Watch ka shprehur shqetësimin nga kthimi i myslimanëve Rohingya në Mianmar dhe ka thënë se për mbrojtjen e myslimanëve në kohën e kthimit të tyre nuk ka asnjë garanci ndërkombëtare. Më shumë se 1 milion myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari për në Bangladesh dhe Malajzi për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre nga budistët radikalë dhe ushtria e Mianmarit.

Tags