Fillojnë bisedimet punuese mes autoriteteve të dy Koreve
Raundi i dytë i bisedimeve punuese mes të dy Koreve ka filluar me një ditë vonesë në Korenë Jugore.
Agjencia e lajmeve Yunhap e Koresë Jugore raportoi se bisedimet mes të dy palëve për shkak se Koreja Veriore kishte kërkuar shtyrjen e tyre, kanë filluar me një ditë vonesë. Në këtë raund të bisedimeve, të dy palët do të bisedojnë rreth detajeve përkatëse me organizimin e takimit të krerëve të të dy vendeve i cili pritet të zhvillohet më 27 prill të këtij viti. Një prej çështjeve kryesore në këtë raund të bisedimeve punuese mes të dy vendeve i cili do të vazhdojë deri ditën e shtunë, është lansimi i një linje telefonike të drejtpërdrejtë mes krerëve të të dy vendeve. Autoritetet e Koresë Jugore dhe Koresë Veriore javën e kaluar përveçse kanë rënë dakord për organizimin e një takimi mes krerëve të të dy vendeve deri në fund të këtij muaji, kanë theksuar se çështja bërthamore e Gadishullit Korean duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore.