Mbi 5 miliardë $ armë amerikane për tre shtete evropiane
Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e armëve me vlerë 4.7 miliardë dollarë në Sllovaki, Spanjë dhe Britani.
Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, Agjencia e Bashkëpunimit të Sigurisë dhe Mbrojtjes e SHBA tha në një deklaratë se Sllovakia ka blerë 2.9 miliardë$ armë, duke përfshirë edhe avionët F-16. Kjo shitje e armëve është në përputhje me nevojën e Sllovakisë për të mbrojtur veten dhe për të mbështetur objektivat e mbrojtjes të NATO-s, thuhet në deklaratë. "Kjo shitje gjithashtu kontribuon në zbatimin e politikave të jashtme dhe kombëtare të sigurisë amerikane dhe të paqes dhe stabilitetit në Evropë", deklaroi Agjencia e Bashkëpunimit të Sigurisë dhe Mbrojtjes e SHBA . Spanja, nga ana tjetër, gjithashtu ka paguar një miliardë e 300 milionë dollarë për blerjen e aeroplanëve të transportit CH-47F dhe pajisje të tjera për të rritur aftësinë e saj për të ruajtur stabilitetin politik dhe rritjen ekonomike në Evropë. Agjencia e Bashkëpunimit të Sigurisë dhe Mbrojtjes e SHBA shtoi Britania e Madhe gjithashtu bleu armë me vlerë 500 milionë dollarë për mirëmbajtje teknike, logjistike, përmirësim dhe modernizim.