Uashington Post: Tërheqja e Amerikës nga Siria e pamundur
Gazeta amerikane Uashington Post shkruan se është e pamundur që Amerika të jap pëlqimin për largimin e forcave të saj nga Siria.
Në një artikull të titulluar “ A mundet Donald Trump të largohet nga Siria”, gazeta Uashington Post shkruan se pretendimet e paraqitura nga presidenti Donald Trump mbi Sirinë duhen analizuar. Kjo gazetë ka bërë një analizë të dobive dhe dëmeve që shkakton qëndrimi i Amerikës në Siri. Ajo ka përmendur deklaratën e Donald Trump për largimin e forcave amerikane nga Siria dhe ka thënë se Amerika nuk do t’i tërheqë këto trupa. Uashington Post rikujton se deklarata e Trump është bërë në kohën kur Amerika po ndërton dy baza të reja ushtarake në veri të Sirisë. Uashington Post thotë se Donald Trump ndodhet në mesin e dy rrugëve që janë dëshira e tij për largimin e forcave ushtarake nga Siria dhe boshllëku që krijohet nga largimi i këtyre forcave. Trump ka kërkuar përfundimin e misionit të forcave amerikane në Siri brenda 6 muajve të ardhshëm. Ai përmendni shpenzimin e 7 trilion dollarëve të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme dhe ka pohuar se kjo nuk ka sjellë gjë tjetër veçse vrasje dhe shkatërrime.