India e interesuar për blerjen e sistemit raketor S-400
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72458-india_e_interesuar_për_blerjen_e_sistemit_raketor_s_400
Një prej gazetave më të njohura në Amerikë thotë se India ka qenë e interesuar për blerjen e sistemit raketor amerikan Patriot, por pasi ka vënë re dobësinë e këtij sistemi në mbrojtjen e Arabisë Saudite nga raketat e lëshuara nga Jemeni, ajo tashmë është e interesuar për blerjen e raketave S-400 të Rusisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 06, 2018 09:10 Europe/Tirane
  • India e interesuar për blerjen e sistemit raketor S-400

Një prej gazetave më të njohura në Amerikë thotë se India ka qenë e interesuar për blerjen e sistemit raketor amerikan Patriot, por pasi ka vënë re dobësinë e këtij sistemi në mbrojtjen e Arabisë Saudite nga raketat e lëshuara nga Jemeni, ajo tashmë është e interesuar për blerjen e raketave S-400 të Rusisë.

Javën e ardhshme ministri i mbrojtjes i Indisë pritet të vizitojë Moskën për të finalizuar kontratën e blerjes së sistemit raketor S-400, blerje që thyen sanksionet e vendosura nga Amerika kundër Rusisë. India me 6 miliard dollarë synon të blejë 5 sisteme raketore S-400. Blerja e këtij sistemi bëhet në kushtet kur nga njëra anë Amerika mundohet të zgjerojë gamën e sanksioneve të saj kundër Rusisë dhe nga ana tjetër ajo mundohet të krijojë aleancë me Indinë në përballje me Kinën. Gazeta Nju Jork Times lidhur me mundësinë e shkeljes së sanksioneve amerikane nga ana e Indisë, ka bërë pyetje pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ky organ në përgjigje ka thënë: Ne jemi në bisedime me disa vende që t’i bindim ata që të heqin dorë nga blerja e pajisjeve ushtarake të Rusisë dhe është sekretari amerikan i shtetit ai që do të marrë vendim për çdo rast që duhet sanksionuar apo jo. Sigurisht India nuk blen armë vetëm nga Rusia. Ajo ka marrëdhënie të afërta me regjimin sionist dhe kuotën e blerjes së armatime nga Amerika e ka çuar në 15 miliard dollarë në një periudhë prej 15 vitesh. Për momentin Amerika është shitësja më e madhe e armëve për Indinë dhe Rusia zë vendin e dytë.