Paralajmërimi i Guteres për racizmin në botë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka paralajmëruar kundër racizmit, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në të gjithë botën.
Antonio Guteres, sekretar i përgjithshëm i OKB, në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të reflektimit kundër racizmit të vitit 1994 ndaj etnisë Tutsi në Ruanda, ka thënë: Përhapja e racizmit, gjuhës së urrejtjes dhe terrorit në të gjithë botën është një burim tjetër i veprimeve të këqija. Guteres duke shprehur shqetësim në lidhje em situatën kritike të myslimanëve Rohingia, ka thënë se myslimanët në Mianmar po vriten, torturohen sistematikisht, përdhunohen, digjen e poshtërohen. "Për të shpëtuar jetën e njerëzve, duhet të shkojmë përtej fjalëve dhe ne duhet të forcojmë guximin për t'u kujdesur dhe për të vepruar", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB. Njëzet e katër vjet më parë, më 1994, më shumë se 800,000 njerëz u vranë në një shkretëtirë në Ruanda. Shumica e viktimave ishin nga etnia Tutsi, por disa ishin gjithashtu anëtarë të Houthu dhe Tua dhe grupe të tjera etnike.