Puigdemont lirohet nga burgu gjerman
Ish-lideri katalanas, Carles Puigdemont ka dalë nga burgu i Gjermanisë, pasi ka paguar 75,000 euro për lirimin e tij me kusht, deri sa të merret vendimi për ekstradimin e tij në Spanjë.
Puigdemont, 55 vjeçar është larguar nga burgu, Neumuenster, në veri të Gjermanisë më 6 prill, pas gati dy javësh prej kur është ndaluar derisa ishte duke kaluar kufirin nga Danimarka. Duke folur para gazetarëve jashtë burgut, ai ka falënderuar mbështetësit “në gjithë botën”. Spanja akuzon Puigdemontin për rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike lidhur me referendumin e paautorizuar për pavarësinë e Katalonjës në tetor të vitit 2016. Më 5 prill, gjykata në shtetin verior, Schleswig-Holstein ka kundërshtuar kërkesën për ekstradim për rebelim, mirëpo ka thënë se ekstradimi në Spanjë është i mundshëm lidhur me akuzën për keqpërdorim të fondeve publike. Zëdhënësja e qeverisë spanjolle ka thënë më herët se Spanja respekton vendimin e gjykatës gjermane. Puigdemont është larguar nga Spanja pesë muaj më parë drejt Belgjikës, pasi kryeministri spanjoll, ka shkarkuar administratën rajonale. Puigdemont është ndaluar muajin e kaluar në Gjermani, pas një fletarrestimi të lëshuar nga Spanja. Përmes një postimi në Twitter, Puigdemont ka thënë se “ne duhet të shikojmë drejt të ardhmes me shpresë dhe optimizëm sepse ne kemi një të drejtë, të drejtën për të mos lënë atë që të vjedhin të ardhmen tonë”. Qindra persona kanë protestuar në rajonin e Spanjës, Katalonjë pasi ish-lideri i kësaj territori, Carles Puigdemont është ndaluar nga autoritetet gjermane. Të paktën 89 persona janë plagosur në përleshjet mes policisë, ndërsa katër persona janë arrestuar deri më tash. Puigdemont, kërkohet nga Spanja për rebelim dhe kryengritje ndërsa është ndalur nga policia gjermane pas një fletë-arresti evropian. Ai pritet të paraqitet sot para një gjykate në Gjermani. Puigdemont është ndaluar në rrugën e tij nga Danimarka në Beligjikë, vend në të cilin ka jetuar në azil të vetë-imponuar prej kur parlamenti i Katalonjës pati shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Spanja në muajin tetor. Fletë-arresti për ish-liderin katalan është rilëshuar të premten.