Helmimi i ish-spiunit rus, përmirësohet gjendja e Sergei Skripal
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72548-helmimi_i_ish_spiunit_rus_përmirësohet_gjendja_e_sergei_skripal
Ish-spiuni rus Sergei Skripal nuk është më në gjendje kritike për jetën. 
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2018 09:46 Europe/Tirane
  • Helmimi i ish-spiunit rus, përmirësohet gjendja e Sergei Skripal

Ish-spiuni rus Sergei Skripal nuk është më në gjendje kritike për jetën. 

Skripal u helmua nga një agjent nervor së bashku me vajzën e tij, Julia. Stafi në Spitalin e Qarkut Salisbury tha se gjendja e 66-vjeçarit po i përgjigjet trajtimit dhe po përmirësohet  me shpejtësi. Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare kanë qenë në spital për më shumë se një muaj pasi u gjetën pavetëdije në në një stol në Salisbury. Ata ishin helmuar me një agjent nervor toksik të një grupi të quajtur Novichok. BBC raporton se tani ai është i vetëdijshëm dhe ka filluar të flasë. Qeveria e Britanisë së Madhe pretendon se Rusia është përgjegjëse për sulmin, por Moska ka mohuar të gjithë përfshirjen, duke i quajtur akuzat të tmerrshme dhe të pabaza. "Te enjten e kaluar infromova se gjendja e Yulia a Skripal ishte përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme. Siç e thotë edhe vetë Yulia, forca e saj po rritet çdo ditë dhe por pret ditën për të dalë nga spitali. Gjithashtu dua t'ju raportoj për gjendjen e babait të saj Sergei Skripal. Ai po i përgjigjet mirë trajtimit, duke u përmirësuar shpejt dhe nuk është më në gjendje kritike,"- tha mjekja Christine Blanshard.