OBSH: Nuk mund t'a konfirmojmë sulmin kimik në Duma
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72780-obsh_nuk_mund_t'a_konfirmojmë_sulmin_kimik_në_duma
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se nuk mund të konfirmojë sulmin kimik të qeverisë siriane në Duma.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 10, 2018 09:05 Europe/Tirane
  • OBSH: Nuk mund t'a konfirmojmë sulmin kimik në Duma

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se nuk mund të konfirmojë sulmin kimik të qeverisë siriane në Duma.

Agjencia e lajmeve ISNA ka bërë të ditur se zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Fazle Shoajb, ka thënë: "Ne nuk jemi në një situatë ku mund të sigurohemi për sulmin kimik në Duma që gjendet në Guta lindore në Damask". Opozita siriane akuzoi ushtrinë siriane për përdorimin e substancave toksike të shtunën për të sulmuar Duman, ku mbetën të vrarë e të plagosur dhjetra persona. Damasku i mohoi këto akuza dhe i konsideroi ato si propaganda kundër qeverisë siriane. Moska gjithashtu këmbënguli se këto raporte nuk janë të sakta. Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB në deklaratën e dytë të tij në lidhje me Sirinë, deklaroi se OKB nuk është në një pozitë që të konfirmojë raportet në lidhje me sulmin kimik në Duma të Sirisë.