Merkel: Dëshmitë e sulmit kimik në Siri "të qarta"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72782-merkel_dëshmitë_e_sulmit_kimik_në_siri_të_qarta
Kancelarja gjermane ka njoftuar se dëshmitë e sulmit kimik në qytetin Duma të Sirisë janë "të qarta".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 10, 2018 09:05 Europe/Tirane
  • Merkel: Dëshmitë e sulmit kimik në Siri

Kancelarja gjermane ka njoftuar se dëshmitë e sulmit kimik në qytetin Duma të Sirisë janë "të qarta".

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Sputnik, Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, duk folur për raportet e publikuara në lidhje me përdorimin e armëve kimike në Duma, ka thënë se është e qartë se një sulm i tillë ka ndodhur.  Kancelarja gjermane i tha këto deklarata në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Petro ukrainas Poroshenko. Merkel deklaroi: "Unë besoj se provat e përdorimit të armëve kimike janë shumë të qarta. Nga këndvështrimi im, këto prova janë të verifikueshme, por kjo nuk na ndihmon të vlerësojmë rastin. Merkel në një pjesë tjetër të deklaratave të saj, foli mbi tubacionet e gazit nga Ukraina, duke shtuar se ky plan nuk mund të përparohet pa specifikuar rolin e Ukrainës si një rrugë tranzit për gazin. Ajo ka shtuar: "Mund të thuhet se kjo nuk është vetëm një aspekt ekonomik, por konsideratat politike duhet të merren parasysh".