Lufta tregtare Trump-BE në perspektivë
Problemi është se Donald Trump, në përgjigje të protestave të liderëve evropianë, kohët e fundit ka deklaruar se SHBA do t'i japë Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të tjera një përjashtim të përkohshëm nga tarifat e aluminit dhe çelikut. Përveç BE-së, përjashtimi vlen edhe për Argjentinën, Australinë, Brazilin dhe Korenë e Jugut.
Trump u kishte bërë tashmë përjashtime Meksikës dhe Kanadasë, kur ai nënshkroi tarifat më parë këtë muaj. Vendimi i ri i Trump-it përfshin 25% të çelikut të importuar dhe 10% të aluminit të importuar, që evropianët me sa duket janë të përjashtuar. Trump fillimisht njoftoi se vetëm Kanadaja dhe Meksika do të përjashtohen. Kanadaja dhe Meksika po negociojnë tani me SHBA-në mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Atlantikut të Veriut (NAFTA). Trump paralajmëroi se ai do t'i përjashtoj vetëm këto dy vende nga vendosja e tarifave nëse negociatat do të vazhdonin me sukses. Me fjalë të tjera, Kanadaja dhe Meksika janë nën presion të qeverisë së Trump. E njëjta gjë ka rritur konfrontimin e Trump me aleatët e tij evropianë.
Njoftimi i këtij përjashtimi 40-ditor ka shkaktuar edhe një herë zemërimin e udhëheqësve europianë kundër Donald Trump. Udhëheqësit evropianë kanë deklaruar në mënyrë eksplicite se Trump po dëmton Bashkimin Evropian dhe është bërë gati për t'i fut zjarrin këtij unioni. Krerët evropianë kanë bërë thirrje për përjashtime të përhershme në këtë drejtim, Megjithatë, Trump ka treguar se ai thjesht nuk do të pajtohet me kërkesën e autoriteteve evropiane!
Që nga fillimi i vitit 2018, Trump dhe lufta tregtare e Bashkimit Evropian kanë hyrë në një fazë të re. Disa analistë amerikanë besojnë se në të ardhmen, qeveria e Trump do të vendosë tarifa të reja dhe më të gjera kundër BE-së, Kinës, Kanadasë dhe Meksikës. Zyrtarët evropianë po përballen tani me dikë që e sheh "proteksionizmin ekonomik" si një politikë të rëndësishme në fushën e tregtisë dhe do të përpiqet në të ardhmen për të zbatuar këtë politikë. Pa dyshim, do të ketë më shumë konfrontime ekonomike, ose më mirë të themi, një luftë e thellë tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Për më tepër, vende si Kina dhe Kanada do të hyjnë në këtë konfrontim me SHBA.
Në një deklaratë të kohëve të fundit nga Bashkimi Evropian, është paralajmëruar se Këshilli i Evropës ndjehet keq me vendimin e SHBA-së për të imponuar tarifë për importet e çelikut dhe aluminit. Ai mbështet fuqimisht përpjekjet e Komisionit Evropian për të siguruar mbrojtjen e plotë të të drejtave të Bashkimit Europian në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë në mënyrë që t'i përgjigjet në mënyrë adekuate dhe të përshtatshme veprimeve të SHBA.
Cecilia Malmstrom, komisionere e tregtisë e BE, tha se Brukseli do të pres njoftimin zyrtar të tarifave të SHBA. "Zbatimi i masave gjithëpërfshirëse si kjo në përgjithësi nuk është rrugë që con përpara", tha zonja Malmstrom në një intervistë me Financial Times. "Ne rrezikojmë të shohim një efekt domino të rrezikshëm nga kjo".
Ekuacioni nuk është i komplikuar në SHBA! Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, doli me sloganin e proteksionizmit ekonomik. Që nga fillimi, ai përpiqet të sfidojë strukturën e ekonomisë ndërkombëtare, tregtinë e lirë dhe globalizimin e ekonomisë. Ai e di shumë mirë që nëse ai nuk i përmbush premtimet e tij në këtë drejtim, do të përballet me votuesit e pakënaqur. Prandaj, që nga fillimi i vitit 2018, Presidenti amerikan ka hyrë në një mosmarrëveshje të re ekonomike mes SHBA dhe partnerëve të saj. Konflikti pritet të vazhdojë deri në të paktën vitin 2020. Trump planifikon të përdorë konfrontimin ekonomik në rritje me Bashkimin Evropian, Kinën dhe vendet e tjera në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale si një bast për të fituar zgjedhjet. Prandaj, pritja e kotë e udhëheqësve evropianë që Trump tërësisht do të tërhiqet nga politikat e tij ekonomike proteksioniste nuk do të bëhet realitet. Në rastin më të mirë, Trump do t'i mbajë autoritetet evropiane në paqartësi mbi tarifat.