Gjendje gatishmërie në lindje të Mesdheut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72814-gjendje_gatishmërie_në_lindje_të_mesdheut
Organizata e sigurisë aeronautike në Evropë ka dhënë mundësinë e nisjes së një sulmi me raketa kundër Sirisë. Ekspertët e kontrollit të trafikut ajror në Evropë kanë thënë se forcat franceze dhe angleze brenda 3 ditëve të ardhshme mund të kryejnë një sulm të papritur në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 11, 2018 04:37 Europe/Tirane
  • Gjendje gatishmërie në lindje të Mesdheut

Organizata e sigurisë aeronautike në Evropë ka dhënë mundësinë e nisjes së një sulmi me raketa kundër Sirisë. Ekspertët e kontrollit të trafikut ajror në Evropë kanë thënë se forcat franceze dhe angleze brenda 3 ditëve të ardhshme mund të kryejnë një sulm të papritur në Siri.

Sipas një raporti të rrjetit Express të lajmeve, ekspertë të trafikut ajror në Evropë kanë shpallur një njoftim për gatishmëri për të gjithë avionët në lindje të Mesdheut që ata të jenë të përgatitur për një sulm të papritur raketor. Njoftimi është nxjerrë nga organizata për siguri aeronautike të Evropës e cila jep mundësinë e një sulmi brenda 72 orëve të ardhshme. Sipas raporteve të deritanishme Anglia po pajis forcat e saj ushtarake në një bazë ushtarake në Qipro dhe avionët luftarakë Rafael do të ngrihen nga baza Saint Deizi në Francë për të kryer sulme ajrore në Siri. Sipas deklaratës së kësaj organizate duke pasur parasysh mundësinë e nisjes së një sulmi ajror me raketa ajër-tokë dhe raketa cruise, avionët e linjave ajrore duhet të përdorin hapësirën e rajoni Nikozia për qarkullimet e tyre në lindje të Mesdheut. Më herët Anglia kishte paralajmëruar për një ndërhyrje të mundshme ushtarak pas sulmit kimik në zonën Duma të Sirisë. Ditën e martë kryeministrja e Anglisë Theresa May dhe presidenti i Amerikës Donald Trump, në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi përgjigjen që duhej dhënë ndaj sulmit kimik në zonën Duma të Sirisë. Në reagim ndaj këtij sulmi, presidenti Donald Trump ka kërkuar reagim me operacione ushtarake shumëkombëshe.