Elham Aliev rizgjidhet presidentit për të katërtën herë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72890-elham_aliev_rizgjidhet_presidentit_për_të_katërtën_herë
Elham Aliev president i Azerbajxhanit është zgjedhur në këtë post për të katërtën herë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 12, 2018 06:12 Europe/Tirane
  • Elham Aliev rizgjidhet presidentit për të katërtën herë

Elham Aliev president i Azerbajxhanit është zgjedhur në këtë post për të katërtën herë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters sipas të cilës në zgjedhjet e parakohshme në organizuara në Azerbajxhan, presidenti Aliev është zgjedhur për të katërtën herë në postin e presidentit. Duhet theksuar se partia në pushtet Azerbajxhani i ri vetëm dy orë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve deklaroi fitoren e Aliev në këto zgjedhje. Komisioni qendror i zgjedhjeve në Azerbajxhan ka njoftuar se pjesëmarrja e votuesve ka qenë 75%. Elham Aliev për herë të parë është zgjedhur në postin e presidentit në vitin 2003 dhe tani prej 15 vitesh ndodhet në pushtet që nga koha e vdekjes së babait të tij Hejdar Aliev. Ai me anë të një referendumi të zhvilluar në vitin 2009 dhe 2016 ka forcuar pozitën e tij në krye të shtetit. Raundi i tetë i zgjedhjeve presidenciale në Azerbajxhan u mbajt dje.