Presidenti i Rusisë paralajmëron Netanjahun
Vladimir Putin president i Rusisë ka paralajmëruar kryeministrin e regjimit mbi veprimet e tij destabilizuese në rajon.
Në një bisedë telefonike me kryeministrin e regjimit sionist, Vladimir Putin ka kërkuar nga beniamin Netanjahu të heqë dorë nga veprimet destabilizuese. Në këtë bisedë telefonike është diskutuar edhe për sulmin e fundit të forcave ajrore të regjimit sionist kundër bazës T-4 të Sirisë në qytetin Homs. Presidenti i Rusisë ka kërkuar nga kryeministri i regjimit sionist që të mos bëhet shkak për destabilizimin e situatës në siri dhe të mos kërcënojë sigurinë e këtij vendi. Ditën e hënë regjimi sionist ka bombarduar aeroportin T-4 në qytetin Homs të Sirisë. Ndërkohë Amerika dhe aleatët e saj si Franca dhe Anglia janë duke thurur një sulm të mundshëm kundër Sirisë pasi akuzojnë qeverinë siriane për gjoja sulmin kimik në qytetin Duma të rajonit Gute Lindor. Ndërkohë ministria e mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se nuk ka vënë re asnjë shenjë të ndonjë sulmi kimik në qytetin Duma të rajonit Gute Lindor.