"Kabineti i luftës" mbështet ndërhyrjen e Britanisë kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72944-kabineti_i_luftës_mbështet_ndërhyrjen_e_britanisë_kundër_sirisë
Kryeministrja britanike Theresa May ka fituar mbështetjen nga "kabineti i luftës" për të ndërmarrë veprime me Shtetet e Bashkuara dhe Francën në Siri për "të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike", sipas një deklarate të Downing Street.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 12, 2018 18:51 Europe/Tirane

Kryeministrja britanike Theresa May ka fituar mbështetjen nga "kabineti i luftës" për të ndërmarrë veprime me Shtetet e Bashkuara dhe Francën në Siri për "të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike", sipas një deklarate të Downing Street.

May dhe ministrat e saj të lartë diskutuan për më shumë se dy orë në Downing Street të enjten nëse Britania duhet të marrë pjesë në ndërhyrjen e mundshme ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Siri. Në fund, ata ranë dakord se ishte "shumë e mundshme" që qeveria e presidentit sirian Bashar Asad ishte përgjegjëse për sulmin e dyshuar me armë kimike në qytetin sirian Duma. Ministrat, të cilët u thirrën nga pushimet e tyre të Pashkëve, u pajtuan me Theresa May se përdorimi i armëve kimike nuk duhet të mbetet " i padënueshëm", tha një zëdhënëse e Downing Street. Analistët thonë se mbledhja e kabinetit të kryeministres May tregon se ajo nuk planifikon të konsultohet me Parlamentin e Britanisë para ndonjë veprimi të mundshëm në Siri.