Arrestohet xhelati i njohur i ISIS në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72958-arrestohet_xhelati_i_njohur_i_isis_në_turqi
Burimet turke të sigurisë njoftuan arrestimin e një prej elementëve informativ njëkohësisht xhelatin e njohur të ISIS në Turqi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 13, 2018 04:32 Europe/Tirane
  • Arrestohet xhelati i njohur i ISIS në Turqi

Burimet turke të sigurisë njoftuan arrestimin e një prej elementëve informativ njëkohësisht xhelatin e njohur të ISIS në Turqi.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Rajed Haxhi Osman, një prej krerëve dhe xhelati i njohur i ISIS është arrestuar në qytetin Adana të Turqisë. Ai është arrestuar së bashku me 7 terroristë të tjerë. Autoritetet turke të sigurisë thonë se pas arrestimit të personave në fjalë kanë kuptuar se kush ishte Rajed Haxhi Osman. Ku i fundit në kohën kur ka qenë në Raka të Sirisë, ka kryer disa herë operacione për ekzekutimin masiv të njerëzve me urdhër të ISIS. Pas shkatërrimit të grupit ISIS dhe shpërndarjes së pjesëtarëve të këtij grupi terrorist, shumë prej anëtarëve të ISIS nën monitorimin e Amerikës janë dërguar në vende të tjera mes tyre në Turqi. Bin Ali Yildirim, kryeministër i Turqisë ka thënë se numri i anëtarëve të ISIS të arrestuar në Turqi ka kaluar shifrën e 10 mijë personave.