Britania e Madhe i kërkon falje Rusisë
Prill 13, 2018 15:36 Europe/Tirane
Ministri rus i transportit ka deklaruar: Britania i kërkon falje Rusisë për inspektimet e avionëve rusë në aerportin e Londrës.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, duke cituar kanalin 2 të Rusisë, Maksim Sokolov, të premten ka thënë: Londra për shkak të inspektimit të avionëve civilë të kompanisë Air Flot, që ka ndodhur në muajin Mars në aeroportin e Londrës, ka kërkuar falje nga Rusia. Sokolov duke thënë se kërkimfalja e Rusisë ka ardhur nga Qendra për sigurinë e fluturimeve britanike nën mbikqyrjen e ICAO, vuri në dukje se pala britanike po ashtu në lidhje me këtë incident i ka dhënë shpjegime palës ruse.
Tags