Sistemi anti-ajror i Sirisë, rrëzon 13 raketa
Agjencia shtetërore e lajmeve Sana në Siri, njoftoi rrëzimin e 13 raketave nga sistemi anti-ajror i Sirisë në rajonin Kisuah që ndodhet 30 km në jug të Damaskut.
Autoritetet amerikane, njoftuan se ditën e shtunë Amerika ka nisur agresionin e saj kundër Sirisë duke lëshuar disa raketa cruise Tomhawak. Ndërsa ministria e mbrojtjes e Britanisë ka deklaruar se në këtë sulm si objektiv ishin disa pjesë të infrastrukturës siriane të cilat njihen si zona jo civile. Ndërsa avionët luftarakë të Britanisë së Madhe kanë sulmuar disa baza ushtarake të Sirisë në afërsi të qytetit Homs. Oshtima të shpërthimeve të fuqishme janë dëgjuar në disa zona përreth Damaskut kryeqytet i Sirisë. Kanali televiziv CNN ka njoftuar se sulmi ndaj Sirisë ka nisur nga ajri dhe nga deti. Ndërsa sipas kanalit Sky News, thotë se në drejtim të Sirisë janë lëshuar 30 raketa cruise. Mirëpo televizioni shtetëror i Sirisë njoftoi se ushtria siriane po përballë me sulmet e përbashkëta të Amerikës, Francës dhe Britanisë së Madhe.