Putin: Sulmet ajrore në Siri, akt agresioni
Prill 14, 2018 06:37 Europe/Tirane
Përmes një deklarate presidenti rus, Vladimir Putin i quajti sulmet kundër Sirisë si një akt agresioni.
Putin tha se Rusia do të thërras një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar "veprimet agresive të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj". SHBA dhe aleatët e saj goditën objektet civile dhe ushtarake në Siri, duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, tha Presidenti rus Vladimir Putin duke iu përgjigjur ndërhyrjes amerikano-franko-britanike në Siri. Rusia në mënyrën më të vendosur dënon sulmin në Siri, ku ushtarakët rusë po ndihmojnë qeverinë legjitime në luftën e saj me terrorizmin, thuhet në deklaratë.
Tags