Mbështetja e Merkelit për sulmet ajrore amerikane kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73062-mbështetja_e_merkelit_për_sulmet_ajrore_amerikane_kundër_sirisë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sulmi ajror i amerikanëve, britanikëve dhe francezëve, mbi Sirinë ishte i nevojshëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 14, 2018 12:00 Europe/Tirane
  • Mbështetja e Merkelit për sulmet ajrore amerikane kundër Sirisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sulmi ajror i amerikanëve, britanikëve dhe francezëve, mbi Sirinë ishte i nevojshëm.

“Operacioni ushtarak ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm për të ruajtur efektivitetin e ndalimit ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian për shkelje të mëtejshme”, ka thënë Merkel. “Duke pasur parasysh këtë, aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë kryen sulme ajrore kundër objekteve ushtarake të regjimit sirian sonte. Kjo qasje synon të kufizojë aftësinë e regjimit për të përdorur armë kimike dhe për të parandaluar atë nga shkelje të mëtejshme të Konventës për Armët Kimike”, ka thënë Merkel.