Deklarata e funksionarëve turq, mbi sulmin e Amerikës kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73166-deklarata_e_funksionarëve_turq_mbi_sulmin_e_amerikës_kundër_sirisë
Pas publikimit të lajmeve më të fundit mbi sulmin ushtarak të Amerikës, Britanisë dhe Francës në Siri, presidenti i Turqisë zhvilloi bisedime telefonike me presidentët e Rusisë dhe të Francës me të cilët diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2018 03:35 Europe/Tirane
  • Deklarata e funksionarëve turq, mbi sulmin e Amerikës kundër Sirisë

Pas publikimit të lajmeve më të fundit mbi sulmin ushtarak të Amerikës, Britanisë dhe Francës në Siri, presidenti i Turqisë zhvilloi bisedime telefonike me presidentët e Rusisë dhe të Francës me të cilët diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në Siri.

Rexhep Taip Erdogan i cili më herët ndërhyrjen ushtarake të tre vendeve të lartpërmendura në Siri e ka quajtur veprim të përshtatshëm, në bisedat e tij telefonike me presidentin e Rusisë ka thënë: Tensionet aktuale në rajon nuk duhen shtuar më shumë se kaq. Presidenti i Turqisë gjithashtu ka biseduar në telefon me presidentin e Francës Emanuel Macron me të cilin diskutoi mbi sulmin e Amerikës, Britanisë dhe Francës kundër Sirisë dhe theksoi domosdoshmërinë e rrugëzgjidhjes politike të krizës në Siri për vendosjen e paqes dhe rendit për popullin sirian. Amerika së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën ditën e shtunë me pretekstin se qeveria siriane ka kryer një sulm kimik në qytetin Duma pjesë e rajonit Gute Lindor në Siri, nisën agresionin ushtarak kundër Sirisë. Si pretekst për këtë agresion u përdor sulmi kimik ndaj qyteti Duma në Siri, pretendime që deri tani nuk janë vërtetuar. Pikërisht ashtu siç nuk u vërtetua kurrë pretendimi i Amerikës dhe i partnerëve të saj perëndimorë në vitin2003, ku qeveria amerikane sulmoi Irakun me pretekstin e armëve kimike. Sa i përket kësaj çështjeje, i rëndësishëm është reagimi i faktorëve ndërkombëtarë ndaj agresionit ushtarak të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër Sirisë, ku në mesin e tyre është futur edhe Turqia. Autoritetet turke dëshirojnë që veten e tyre ta konsiderojnë përkrah rrjedhës dominuese edhe në rast se kjo do të bëhet shkak për uljen e prestigjit ndërkombëtar të Turqisë. Në fillim Turqia sa i përket krizës në Siri, u rendit përkrah vendeve perëndimore dhe Amerikës dhe mbajti qëndrime të ashpra ndaj presidentit Bashar Asad. Mirëpo me kalimin e kohës ajo u distancua nga Amerika dhe më pas iu bashkua qëndrimeve të Rusisë dhe disa vendeve të tjera të rajonit. Kjo lojë politike e Turqisë, më përshkallëzimin e tensioneve mes Rusisë dhe Amerikës, u fut në fazën e vendimmarrjes zyrtare. Edhe pse autoritetet e Turqisë janë munduar të mos futen kurrë në një situatë të këtillë, mirëpo rrjedha e zhvillimeve dhe sulmi i Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës e detyroi Turqinë që të bëjë një zgjedhje dhe të përcaktojë nëse është me perëndimin apo me lojën e Rusisë. Deklarata e autoriteteve turke në mbështetje të agresionit kundër Sirisë, është kulmi i paqartësisë politike në sektorin e jashtëm të Turqisë. Për këtë shumë qarqe analitike thonë se Turqia do të paguajë koston e kësaj paqartësie dhe loje me Rusinë mbi zhvillimet në rajon. Për këtë ata sjellin si shembull bisedën telefonike të Erdogan me presidentin Putin dhe reagimin ndaj sulmit të Amerikës kundër Sirisë. Ulja e reagimit të Moskës ndaj qëndrimeve të Turqisë kundrejt Amerikës dhe perëndimit, është një çështje që ka ngjallur reagime të brendshme në Turqi. Thuhet se një nga arsyet e mbështetjes së Ankarasë për agresionin e Amerikës, Francës dhe Britanisë kundër Sirisë, është imponimi i idesë tek opinioni publik turk se deri tani Ankaraja ka vepruar drejtë në operacionet ushtarake të saj në Siri, mirëpo mbështetja e Turqisë për agresionin ushtarak të Amerikës ndaj Sirisë nuk është një çështje që plotëson pritjet e Ankarasë ndaj Uashingtonit të cilat të jenë të pranueshme nga Shtëpia e Bardhë dhe për këtë kjo konsiderohet një tjetër disfatë e Turqisë në dosjen e politikës së jashtme të saj. Në një situatë të këtillë, shpresa e Ankarasë për përmirësimin e marrëdhënieve me perëndimin, është lënë në duar të politikave të jashtme të liderëve të Turqisë.